Haradinaj: Pa kryeministrinë s’ka koalicion me PDK -në

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se partia që ai drejton ka marrë një ofertë për të ndarë përgjegjësitë dhe ai beson se një koalicion i AAK-së me PDK-në do të ndodhë.Sipas Haradinajt AAK është e interesuar që të bëjë ndryshime në situatën në vend pasi gjendja e tanishme nuk është e mirë.Por për ish-kryeministrin kushti primar për të hyrë në koalicion është udhëheqja e qeverisë sepse sipas tij kjo është mënyra e vetme me anë të së cilës ai mund të kontribuojë.Haradinaj tha se edhe pa hyrë në koalicion, AAK do të marr përgjegjësi dhe do të ndihmojë në proceset e reformës zgjedhore dhe posaçërisht në integrimet evropiane të Kosovës.Kreu i AAK-së thotë se ai është i interesuar që kjo gjendje të ndryshohet menjëherë , do të thotë të ketë ndryshme në ditët në vazhdim dhe jo ndryshime mujore ose edhe vjetore.“Është herët për të folur për ndryshimet në institucionin e presidentit dhe ne e kemi përkrahur si dëshirë për të kaluar një vakum institucional, ne thjeshtë nuk duam të humbasim asnjë ditë e jo të llogarisim me muaj apo edhe vjet”, ka deklaruar Haradinaj.Sipas Haradinajt PDK i ka ofruar partisë së tij hapësirë për të punuar dhe ai është i gatshëm të pranojë përgjegjësi.Kritikat që AAK nuk ka legjitimitet për faktin se është partia e katër më e votuar në vend, Haradinaj i ka quajtur të pa vend sepse ai është i sigurt që partia që ai drejton ka mbështetje në shoqërinë e Kosovës.Haradinaj thotë se ai si kryetar dhe AAK-ja në përgjithësi e kanë edhe mbështetjen e deputetëve të partive të tjera në parlament përfshirë edhe përfaqësuesit e minoriteteve.“Aleanca ka pas një dinamikë të vetën në besim të madh në shoqërinë tonë por edhe tek të zgjedhurit që në mënyra të ndryshme kanë besim në seriozitetin tim në radhë të parë e pastaj edhe në AAK-në. Numrat e AAK-së nuk janë vetëm pasi edhe deputetët e tjerë na përkrahin përfshirë edhe përfaqësuesit e minoriteteve”, thotë Haradinaj.Haradinaj dialogun politik me Serbinë e sheh si përgjegjësi të të gjithë Kosovës dhe jo vetëm si punë të qeverisë.“Temat që trajtohen në dialog janë edhe të miat edhe të Aleancës dhe nuk janë vetëm të qeverisë...dhe unë nuk mund të kursehem kur bëhet fjalë për interesat e krejt vendit...të gjithë duhet të kuptojnë diçka që është buka dhe uji për qytetarët e tij”, theksoi Haradinaj.