VV: Premtimet e thata të presidentes

Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar raportin për vitin 2012 që presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka prezantuar sot para Kuvendit të Kosovës.Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se raporti përmban "më shumë premtime të thata për vitin 2013, sesa angazhime të përfunduara në vitin 2012". Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se Jahjaga "foli për integrimin evropian dhe liberalizimin e vizave, por nuk përmendi krizën e thellë në të cilën gjendet vendi, nga aferat e shumta të kësaj qeverie të korruptuar". Në fund të deklaratës së saj , Lëvizja Vetëvendosje, duke komentuar ftesën për takim me presidentin serb, Tomisllav Nikolliç, tha se '"kjo gjë që dëshmon se kjo presidente është shumë më thellë në probleme me aspektin politik sesa me atë procedural".