Thaçi: BE-ja zhgënjeu qytetarët e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Bashkimit Evropian që Kosova të mos nisur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, pa u përmbushur edhe disa kritere.Kryeministri Thaçi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane ka thënë se BE-ja po vonohet dhe se Kosova po mbetet viktimë e mos-unitetit evropian për Kosovën.Sipas tij, Kosova në procesin e liberalizimit ka plotësuar më shumë kushte se sa vendet e tjera, por mos bashkërendimi politikave në ketë union ka bërë që Kosova të jetë e diskriminuar.“E para qytetarët e Kosovës pa dallim që janë pro evropian. Premtimi i BE-së duhet të jetë shumë më i prekshëm për qytetarët e Kosovës. Bashkimi Evropian po vonohet me Kosovën, padrejtësisht. Ky veprim i BE është zhgënjyes për qytetarët e Kosovës. Në Bruksel duhet të largojnë nga mendja apo ta paralelizojnë rrugën e Kosovës me atë të Serbisë. Ne jemi dy shtet të veçanta dhe Serbia a ka rrugën e vet, ndërsa, Kosova të veten. Këtë ia kam theksuar edhe Fyles që të marrim më seriozisht dhe të vlerësojnë realisht progresin jo nga premisat politik por nga realiteti”, ka thënë Thaçi.