Lajçak: Ndarja e Kosovës do të destabilizonte rajonin
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak ka deklaruar se ndarja eventuale e Kosovës do të kishte ndikim negativ në stabilitetin dhe raportet në rajon.Lajçak ka shfaqur shpresën se negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të vazhdojnë duke bërë të mundur edhe arritjen e marrëveshjeve të pranueshme reciprokisht dhe të zbatimit të tyre. Lajçak gjithashtu ka theksuar se së shpejti do të arrihet edhe marrëveshja në fushën e energjetikës dhe telekomunikacioneve.Lidhur me spekulimet mbi këmbimin e mundshëm të pjesës së territorit në jug të Serbisë për pjesët veriore të Kosovës, Lajçak ka vlerësuar se ndryshimi i kufijve sipas vijave etnike apo fetare nuk është zgjidhje afatgjate dhe mund të kontribuojë në rritjen e tensioneve.Sipas tij, zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të vijë nëprëmjet dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.“Po kërkohet zgjidhje e cila do të krijonte kushte për raporte afatgjata të qëndrueshme midis tyre dhe që do ti kontribuonte stabiliteti në rajon”, ka shtuar Lajçak.