Të premten kryeministri Daçiç takim me Ashton

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, takon të premten në Bruksel shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.Takimi pritet të nisë në orën 14:30, njoftojnë mediat serbe, duke cituar kumtesën e Qeverisë së Serbisë, ndërsa nuk jepen detaje për temat që do të diskutohen.Ashton po ndërmjetëson takimet direkte ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.Dy zyrtarët, deri më tani, kanë zhvilluar tre raunde të bisedimeve që thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.