Masakra e Srebrenicës, burgim të përjetshëm për gjeneralin serb Zdravko Tolimir

Gjykata e Hagës për krimet në ish Jugosllavi ka dënuar me burgim të përjetshëm gjeneralin serb të Bosnjes Zdravko Tolimir, nën akuzat për genocid.Ai akuzohet se është përfshirë në masakrën e Srebrenicës, që konsideorhet si më e rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.Tolimir u shpall fajto për pjesmarrjen në vrasjen e të paktën 6 mijë myslimanëve në enklavat e Zhepës dhe të Srebrenicës në verën e vitit 1995.Gjenerali 64-vjeçar ka qenë shef i sigurimit sekret të armatës serbe të Bosnjes. Ai ishte gjithashtu zëvendës i Ratko Mlladiç, komandantit të lartë të Ushtrisë serbe në kohën e masakrës.Tolimir u dënua gjithashtu për krime të tjera kundër njerëzimit të kryer nga ushtria nën komandën e tij.