Kosovë, Jahjaga dhe Thaçi raportojnë në Kuvend

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca plenare. Në njërën prej seancave do të mbajë fjalimin vjetor para deputetëve presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ndërsa më vonë do të mbahet seanca plenare ku kryeministri Hashim Thaçi do të informoj deputetët lidhur me takimin e tretë të mbajtur në Bruksel, mes tij dhe kryeministrit serb Ivica Daçiç.Kryeministri do të informoj për temat që janë diskutuar në takimin e tretë siç është ajo marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), trashëgiminë kulturore, bërjen transparente të financimit të strukturave paralele nga ana e Serbisë dhe shpërbërjen e tyre, por edhe për çështjen e personave të pagjetur.Ndërkohë, gjatë ditës së enjte pritet të mbahet seanca e rregullt plenare, ku në rend të ditës është buxheti për vitin 2013.