Beogradi publikon së shpejti platformën për Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2012, 13:44
Ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakoviç, ka deklaruar se së shpejti do të publikohet edhe platforma që Beogradi ka hartuar për Kosovën.“Kreu shtetëror në ditët e ardhshme do të publikojë informacionet për platformën e përbashkët të hartuar për Kosovën”, i ka thënë Selakovic, agjencisë serbe të lajmeve “Beta”.Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsa Stefanoviç, ka deklaruar se platforma është në fazën finale dhe se presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç, do ta prezantojë atë në Kuvend të hënën, më 17 dhjetor.