Server: BE po lë hapësira për tendenca nacionaliste në Maqedoni

Analisti amerikan Daniel Server ka theksuar se shtyrja e procesit nga BE për mosdhënien e datës për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim, do të krijojë tendenca nacionaliste në këtë vend.“Shtyrja e vendimit nga BE do të krijojë tendenca nacionaliste në Maqedoni, do të përkeqësojë marrëdhëniet me pakicën e madhe shqiptare dhe në mënyrë plotësuese do të rrënojë marrëdhëniet me Greqinë dhe Bullgarinë. Nëse i injorojmë njerëzit, vetëm pse nuk aplikojnë dhunë, mund të ndodhë që ata të mësojnë leksion tjetër”, ka qenë përgjigja e Server.Sipas tij, me këtë vendim të BE-së për Maqedoninë, mundet që tërë procesi i zgjerimit të ndërpritet, në rast se vazhdon lëkundja apo ndërprerja e procesit të zgjerimit.Server ka deklaruar se Marrëveshja e Përkohshme e vitit 1995 mbetet zgjidhja më e mirë për kontestin midis Greqisë dhe Maqedonisë.Ai ka vlerësuar se Shkupi duhet të fillojë negociatat me BE-në sipas referencës së paraparë FYROM me marrëveshjen e vitit 1995, një zgjidhje që është e pranueshme për Maqedoninë, dhe jo ofenduese për Bullgarinë dhe Greqinë si dhe është në përputhje me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).Server ka shtuar se kontesti rreth emrit dhe identitetit maqedonas është vështirë për tu kuptuar nga pikëpamja dhe vështrimi amerikan, si dhe i pakuptueshëm kur vendi ka në axhendë luftën në Siri, provat raketore koreane si dhe kaosin në Egjipt.Nga ana tjetër një sinjal pozitiv ka ardhur edhe nga drejtori i Drejtorisë për zgjerimin e KE-së, Stefano Sanino. Sipas tij me konstatimet e Këshillit të ministrave të Punëve të Brendshme për Republikën e Maqedonisë, Shkupi është më afër Brukselit, pasi që kemi shumë korniza të qarta kohore të cilat duhet t'i bëjmë deri në qershor 2013.Sanino shtoi se Brukseli e njohu progresin esencial në vend të arritur në realizimin e reformave dhe vullneti që të vihet agjenda evropiane "në zemrën" e aktiviteteve të saj.Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Sanino theksoi se çështja e emrit nuk është parakusht për fillimin e negociatave me Be-në, pasi që Maqedonia mund të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare nën referencën IRJM, por problemi, thotë, ka aspekt politik."Çështja e emrit ka aspekt ligjor dhe politik. Nga aspekti legal ky nuk është parakusht, pasi që ekziston Marrëveshja e përkohshme sipas së cilës vendi mund të bëhet anëtare nën referencën FYROM. Gjithashtu, ka edhe aspekt politik, ndërsa ai është se punët nuk mund të prolongohen përgjithmonë dhe ajo që ne po përpiqemi ta bëjmë është të krijojmë kontekst të vërtetë dhe kushte të mira për tejkalimin e kësaj çështje. Perspektivën e qartë,