Krishtlindje të varfëra në Greqi
Ndonëse ministrat e financave të Eurozonës miratuan paketën e ndihmës për Greqinë, duke i dhënë fund shqetësimeve se vendi i zhytur në borxhe mund të falimentonte, grekët përballen me sezonin më të keq të festave.Pavarësisht zbukurimeve në qendër të Athinës, humori festiv mes banorëve duket i trishtë, e ata thonë se situata e rëndë ekonomike nuk i lejon të blejnë dhurata për familjarët e tyre.Fuqia blerëse në Greqi, ka rënë për shkak të masave të kursimit të Qeverisë, ndërsa dhjetëra mijë biznese të vogla e të mesme kanë falimentuar."Unë besoj se kjo paketë do të ndihmojë vendin vetëm për një kohë të shkurtër, jo për kohë të gjatë", tha ekonomistja Anastasia Thoma. Sipas saj Greqia ka nevojë për të bërë ndryshime shumë të mëdha që të ketë një shërim të vërtetë.Përpara krizës, rruga këmbësore e veshur me kalldrëm Ermou, ishte zemra e blerjeve në Athinë, pasi aty ndodhen dyqanet më në modë.Ndërsa tani, sipas qytetarëve, përparësi po marrin dyqanet që shesin mallra të dorës së dytë, ose të njohura si të përdorura.