Gruevski në samitin e PPE, i dëshpëruar nga vendimi i BE
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka shprehur sot dëshpërimin për mosdhënien e datës për vendin për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE."E vlerësojmë atë që progresi në Maqedoni është i njohur sipas konstatimeve të Këshillit të ministrave të BE-së. Por, jemi të dëshpëruar që përsëri nuk ka vendim për datë për fillimin e negociatave të merituara inkuadruese të Maqedonisë. Është e qartë se kjo paraqet mundësi të lëshuar në mënyrë esenciale të kontribuohet drejt një Ballkani më stabil dhe më prosperues”, deklaroi kryeministri Gruevski në fjalimin e tij para shefave të shteteve dhe qeverive dhe liderët e partive politike anëtare të Partive Evropiane popullore EPP, në Samitin e EPP-së ku janë vendet më të fuqishme evropiane edhe atë drejtpërdrejt.Nga samiti i PPE që po mbahet në Në tubimin i cili po mbahet në Bruksel, ai e përshëndeti konstatimin me të cilin zgjerimi bëhet politikë kyçe e BE-së dhe paralajmëroi angazhim akoma më të fuqishëm të reformave."Dua sinqerisht t'i falënderoj të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e BE-së të cilat kanë punuar për arritjen e progresit në lidhje me dosjen për zgjerimin e BE-së. Ne nuk do t'i dëshpërojmë dhe do t'i veçojmë të gjitha angazhimet tona në kuadër të reformave dhe dialogut", deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski, duke komentuar vendimin e BE-së për mosdhënien e datës për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim.Ndërkaq në samit marrin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Rumanisë Trajan Basesku, si dhe kryeministrat e Luksemburgut Zhan-Klod Junker, i Hungarisë Viktor Orban, i Polonisë Donald Tusk, i Bullgarisë Bojko Borisov, i Greqisë Andonis Samaras, i Shqipërisë Sali Berisha, i Sllovenisë Janez Jansha, i Suedisë Frederik Rajnfelt, i Letonisë Valdis Dombrovksis, i Maltës Lorens Gonci, i Finlandës Jurki Katainen, i Portugalisë Pedro Pazos Koelo dhe i Moldavisë Vlad Filat. Si mysafirë nderi janë paralajmëruar kryetari i Këshillit Evropian, Herman van Rompuj dhe njeriu i parë i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso.