MSA për Kosovën, pas përmbushjes së prioriteteve afatshkurtëra
Shefat e diplomacisë të vendeve anëtare të BE-së të mbledhur sot në Bruksel nuk janë pajtuar për të nisur negociatat për MSA-në me Kosovën. Vendimin i pari e ka bërë publik në Twitter, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle. “BE-ja ka konfirmuar mundësinë që Kosova të hapë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asoccimit kur të përmbushen prioritetet afatshkurtëra”, ka shkruar Fyle.Komentet për Kosovën nga ky takim kanë qenë se duhet të vazhdojnë negociatat më Serbinë, Kosova të bashkëpunojë me EULEX-in dhe të mbështetet me dëshmi konkrete në luftën e anti-korrupsionit.As për Serbinë nuk ka datë për nisjen e negociatave për anëtarësim, edhe pse është thënë se ajo ka bërë progres. Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE-së i kanë rekomanduar Këshillit të BE-së që të propozoj hapjen e negociatave me Serbisë “gjatë presidencës së ardhshme”, nëse vazhdon përparimin.Shefi i diplomacisë suedeze, Carl Bildt u ka thënë gazetarëve pas takimit në Bruksel, i cili ka zgjatur gati pesë orë se kur bëhet fjalë për Serbinë, në konkluza përmendet “korniza kohore” e lidhur me caktimin e datës për fillimin e negociatave me BE-në.I pyetur se a bëhet fjalë për qershorin e vitit të ardhshëm dhe se a dihet data konkrete, ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për datë, por për periudhë kohore. Bildt ka thënë se për përparimin e mëtejshëm do të diskutohet në takimet e ardhshëm të Këshillit të Evropës.Edhe Ministri shtetëror për çështje evropiane i Gjermanisë, Michael Link, ka theksuar se specifikimi i datës konkrete për fillimin e bisedimeve është shndërruar në një prirje të keqe. Sipas tij, në rastin e Serbisë, është e nevojshme të shqyrtohet synimi i këtij vendi për anëtarësim në BE, si rast unik.