Silvio Beluskoni, rikthimi i “mbretit” dhe “detonatori” i eurozonës

Teksa tregjet janë të lëkundura, Monti paraqet dorëheqjen dhe Berluskoni përgatitet për një rikthim. A do të thotë kjo se Italia mund të jetë detonatori që do ta “shpërthejë eurozonën?”Nuk duhet shumë për t’i tronditur tregjet gjatë këtyre ditëve. Kështuqë lajmi se kryeministri aktual italian Mario Monti u detyrua të japë dorëheqjen, pasi humbi mbështetjen e njerëzve të Berluksonit, nga Partia Liberale, e dha vërtet një efekt të tillë. Në mëngjesin e së hënës (10.12.2012), tregjet britanike dhe gjermane u hapën me ulje, krahasuar me mbylljen e tyre përgjatë së premtes. Berluskoni, që prej kohësh shihej si “pensionist”, vendos të ringjallet dhe e bën këtë duke sulmuar masat e shkurtimeve dhe mbrojtësen e tyre Angela Merkel, por a do t’i mjaftojë një politikë kundër shkurtimeve për të rimarrë pushtetin.Vetëm pak njerëz mendojnë se Berluskoni mund të fitojë sërish, por ai është mbreti italian i rikthimeve. Rikthimi i tij të shtunën gjatë një ndeshjeje futbolli risolli në vëmendje fitoren e tij në politikën kombëtare në vitin 1994, kur, teksa përdorte himnin “Forza Italia”, fitoi një mandat të shkurtër si Kryeministër. Më pas ai u rikthye dy herë më shumë në dekadat që pasuan, pavarësisht fundosjes në skandale dhe çështje të shumta gjyqësore.Këtë herë ai deklaroi për shtypin që ishte në pritje, se ishte “rikthyer për fitore”. Sidoqoftë, analisti politik James Ualston nga Universiteti Amerikan i Romës thotë se fitorja këtë herë është e pamundur.Sondazhet e fundit thonë se Berluskoni mund të mbledhë vetëm 15% të votave. Por Italia nuk është e njohur për shumica të forta. Madje edhe sondazhet për Partinë Demokratike, parti e liderit aktual italian Pierluigi Bersani, pritet të mbledhë vetëm dyfishin e Berluskonit, ende larg nga një shumicë e qëndrueshme qeverisëse. Si një zë anti-europian, Berluskoni mund të mbledhë më shumë vota seç pritet, nga jopopullariteti i masave të shtrëngimit, e cila është sigurisht diçka që do të shqetësonte liderët e tjerë europianë.Tani, më shumë se kurrë, shoqëria italiane është në krizë. Sipas statistikave më të fundit të ISTAT, Qendra Kërkimore Kombëtare Italiane, thuajse tre në dhjetë italianë janë në rrezik për të rënë poshtë kufirit të varfërisë, ndërkohë që gati gjysma e të gjitha familjeve italiane mbijeton me më pak se 2 mijë euro të ardhura në muaj. Situata është përkeqësuar së tepërmi në dy vitet e fundit.Monti tha për gazetën ´La Repubblica´ se ai ishte “shumë i shqetësuar” për të ardhmen e Italisë, dhe në një intervistë të dhënë të dielën e shkuar (09.12.2012) për të njëjtën të përditshme, ai paralajmëroi se Italia duhet “të shmangë kthimin në një detonator që mund të shpërthejë eurozonën.”Duke njohur rëndësinë dhe pasigurinë e situatës së momentit në Itali, Bloomberg raportoi se Monti do të zhvillonte bisedime me Angela Merkel gjatë të hënës. Zëdhënësi për mediat i qeverisë gjermane tha gjatë një konference për shtyp mëngjesin e së hënës se Merkel gjithmonë “ka punuar mirë me z.Monti dhe e ka vlerësuar punën e tij si shumë të kënaqshme.”Monti është parë nga Europa si “një palë duar të sigurta” dhe si dikush që gëzonte besimin dhe mbështetjen e Merkelit dhe Barrosos. Edhe pse zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se Merkel nuk do të komentonte dorëheqjen e Montit ose ndonjë lideri potencial të së ardhmes për Italinë, është e qartë se ata do ta ndjekin nga afër situatën.Por ajo çka është e mirë për Europën, jo domosdoshmërish pëlqehet në Itali. Masat e ashpra të shtrëngimit nga ana e Montit e kanë larguar atë nga shumë italianë dhe politikanë, dhe të gjithë pretendentët për postin e tij do të shikohen me vëmendje se sa larg mund t´i çojnë votuesit, dhe të marrin mbështetjen e tyre për zgjedhjet e ardhshme.Stefano Ceccanti, senator dhe konstitucionalist, i tha të përditshmes italiane “Corriere della Sera” se për PD-në aleanca me Montin do të ishte e dobishme. Nëse Monti do të drejtonte me PD-në, “Bersani do të bëhej kryeministër dhe Monti do të merrte presidencën.”Por në fund, do të jenë italianët ata që do të vendosin. Walston paralajmëroi, gjithsesi, se edhe nëse Berluskoni nuk fiton, “ai ka mjaftueshëm tërheqje dhe burime që ta bëjë jetën e çdokujt që fiton zgjedhjet shumë të vështirë, dhe do të përpiqet të ndalojë çdo lloj koalicioni qendër-qendërmajtist që mund të krijojë Bersani,” ashtu siç bëri edhe gjatë mandatit të Montit.Njerëzit dhe përfaqësues të tregjeve do ta ndjekin nga afër situatën dhe atë që do të bëjë lëvizje më bindëse përgjatë muajve të ardhshëm, me qëllim mbajtjen e qëndrueshmërisë në tregje.Burimi