Drogë në portin e Durrësit, sekuestrohen 800 kg cannabis, në pranga poseduesi
Sekuestrohen 800 kilogram canabis në Durrës. Mbrëmjen e sotme në portin bregdetar policia kufitare ka bërë të mundur sekuestrimin e lëndës narkotike, ndërsa ka bërë edhe arrestimin e poseduesit të saj.Sipas policisë lënda narkotike u kap në një kamion me targa DR 2036 Ftë ngarkuar me tulla, i cili drejtohet nga shetasi Armir Mehmeti 40 vjeç, i cili e kishte fshehur mjaft mirë drogen mes materialeve të ndërtimit.Po sipas policisë, mësohet se lënda narkotike e kapur në kamion kishte si destinacion shtetin fqinj, Italinë. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të implikuar në këtë rrjet të trafikimi ndërkombëtarë të lëndës narkotike.Ndërkohë që po mbrëmjen e sotme janë sekuestruar në portin e Durrësit 20 kg hashash. Sipas policisë lënda narkotike u sekuestrua në një automjet tip "Opel", me targa AA5443TT, ndërsa është shoqëruar edhe drejtuesja e mjetit Fatmira Çoku 24 vjec nga Mirdita. Mësohet se automjeti do hipte në tragetin e linjës Durrës-Bari, me destinacion shpërndarje të drogës në Itali.