Manjani: Pakënaqësitë e LSI për Beratin, jo akuzë politike

Pakënaqësitë lidhur me investimet në qarkun e Berit nuk janë akuza politike ndaj aleatit bashkëqeverisës, por një fotografi e realitetit të infrastrukturës në atë zonë. Kushtu ka deklaruar nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News. Manjani ka përjashtuar faktin se evidentimi i kësaj cështje në prag të zgjedhjeve po bëhet me qëllim elektoral, ndërsa shtoi se një problem i tillë është ngritur vazhdimisht, por PD ka gjetur gjithmonë një arsye, duke e lënë padrejtësiht krenarinë historike të kombit në gjendje të mjeruar.“E para sjanë as akuza as ankesa, është fotografi e realititetit që ekziston. Sa i takon qarkut të Beratit por jo vetëm është një qasje e LSI që në ditët ku jetojmë, që së paku qëndrat e qarqeve duhet të ishin lidhur me akset kryesore. Kur mendon që Berati që është krenaria historike e kombit, një qytet perlë, shumë i bukur për qytetarët dhe turistët por jo vetëm, aq në të jetojnë njerëz, kanë halle dhe të ketë këtë gjëndje është e patolerueshme. Nuk është cështja të ankohesh, cështja është për ngritur cështje. Gjithmonë është gjetur një arsye, njehërë projekti, më pas ndërtuesit, më pas fondet e me radhë. Gjithmonë është gjetur një arsye, nuk është akuzë dashakeqësie. Duhet të kuptojmë që në fund të ditës cdo veprimtari publike kushton, në këtë kuptim është një fotografi e patolerushme. Edhe unë po të isha deputeti Naco do të votoja kundër buxhetit, bëhet fjalë për një qytet që duhet të ishte krenaria e kombit. Kështu ka ndodhur me të gjitha buxhetet. Nuk është se ska projekte. Në këtë sens është qasje jo politike, jo elektorale, por për të tërhequr vëmendjen, është bërë edhe në fillim të mandatit , por sivjet ishte edhe viti i 100 vjetorit. Ka një projekt shumë interesant që të lidhet Peqini me Beratin, por sështë bërë gjë”tha Manjani, duke shtuar se LSI nuk ndihet e kërcënuar për humbje të elktoratit në këtë qytet.Mandatet shkojnë aty ku popullsi dhe jo territor. Në këtë mënyrë nënëkryetari i LSI i ka dhënë përgjigje edhe debatit të nxehtë për shpërndarjen e mandateve, pikërisht për heqjen e një mandati në Berat dhe shtimin e tij në Kukës. Zoti. Manjani deklaroi se është e patolerueshme që të kthehet gjithcka politike në këtë vend, por tha ai, është e drejtë e opozitës të kërkojë apo ngrejë një komision hetimor për verifikimin e të dhënave të gjendjes civile.“Sdua ta konsideroj Beratin antiopodin e Fierit, ka specifikat e tij. Nuk ka thëbnë njeri që jemi kundër apo jo heqjes së një mandati. Kodi zgjedhor e përcakton qartë se mandati shkon aty ku janë njerëzit jo territori, u pëlqen apo jo partive politike, është cështje fakti jo politike. Nuk mund të bëjmë gjithcka politike në këtë vend. U shoftë kushdo që nuk kërkon transparencë. Të dhënat nga regjistri i gjendjes civile na thonë që duhen bërë ato lëvizje që duhen bërë. Komisioni parlamentar le ta verifikojë, por në momentin që flasim KQZ duhet të bazohet në faktet konkrete. Po vumë cdo gjë në dyshim atëherë jemi në një ceknodë dhe sja dalim dot. Ligji duhet zbatuar dhe për të krijuar këtë besim le të përdorim edhe këto instrumente, ska gjë të keqe të ketë komision hetimor për këtë” u shpreh ai.Përballë dilemës së madhe se si do të jenë zgjedhjet e 2013, nisur edhe nga presioni i vazhdueshëm i ndërkombëtarëve të cilët e konsiderojnë një test të rëndësishëm për vendin, Manjani shprehet thjeshtë për këtë cështje: Zgjedhje Made in Albania. Sipas tij situata e tensionuar politike, e cila po i paraprin mbajtjes së zgjedhjeve nuk është aspak premtuese dhe një kërcënim për procesin.“BE se ka kondicionuar dhënien e statusit në mbajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhje Made in Albania si gjithmonë. Personalisht nuk shoh të ketë gjë më të vecantë me atë se cfarë ka ndodhur në rezultanten e zgjedhjeve, mjedisi politik sa vjen e tensionohet. Klima konfliktuale e prish mbarëvajtjen, unë vetë jam angazhuar për të kontribuar në KQZ për uljen e tensioneve. Kjo dihet nga se vjen, përgjithësisht nga lidershipi i partive të mëdha, shumë i fortë dhe egoist që tenton për marrjen apo mbajtjen e pushtetit me forcë. Askush nuk është i lidhur me pushtetin, ai as mbahet me dhunë ,as merret me dhunë” u shpreh zoti. Manjani.Në zgjedhjet 2013 LSI tenton të kërkojë vota për të qeverisur vendin. I bindur në potencialet dhe burimet e kësaj partie, Manjani tha se ky është objektivi kryesor, por la në tavolinë cdo mundësi pas përfundimit të tyre. Lidhur me bashkëqevrisjen 4 vjecare me PD, Manjani thekson se LSI përbyll një bilanc pozitiv, por një kritikë të vogël për filozofinë qeverisëse të aleatit:“LSI është komunikim të vazhdueshëm me shqiptarët, në radhë të parë me votuesit e saj. Shumë na nxisin drejt marrjes së një gjysëm fjalë se cfarë do bëhet, por jo sot, po as sot një vit mos i kërkoni LSI të dalë të bëjë fushatë për një parti tjetër. Do kërkojmë vota për të qeverisur, i kemi të gjithë mundësitë për ta bërë dicka të tillë, Meta ka qenë Kryeministër dhe jo pak i sukseshëm, iniciatior i shumë reformave. Se cfarë do ndodhë pas zgjedhjeve, kjo vjen në kohën e duhur. Zgjedhjet janë një mundësi për të shpalosur një alternativë dhe ne këtë do të bëjmë. LSI nuk përjashton as një mundësi, as nuk paragjykon. LSI e ka bërë një analizë, është normale, për të marrë dhe kostot që të jep qeverisja, por mirë është ti themi gjërat sic janë, jo për t’ia faturuar koston dikujt në mënyrë të padrejtë. Gjithmonë ekziston komenti se mund të kishim bërë më shumë, por është bërë dicka, është realizuar stabiliteti qeverisës, një vend pa qeveri është një kaos. Për shkak të kësaj shqiptarët sot lëvizin lirisht. Shto këtu edhe diskutime për kohezionin social dhe njerëzve në nevojë. PD po hyn në vitin e 8 qeverisës dhe ka një filozofi qeverisëse jo shumë të pranueshme për LSI, tenton ti cojë investimet drejt biznesit dhe infrastrukturës duke lënë mënjanë shërbimet sociale”.