Tërmet në Tiranë, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2012, 22:58
Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë lëkundur mbrëmjen e sotme nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë. Lëkundjet e tokës janë regjistruar rreth orës 22:40, ndërsa mësohet se epiqendra e tërmetit, ka qenë 23 km në jug të Tiranës, 16 km në juglindje të Kavajës dhe 7 km në V-L të Rrogozhinës.Ndërkaq nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.