PE miraton rezolutën për Shqipërinë, bëhet apel për përmbushjen e reformave

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë të hartuar nga euro deputeti Nikolaos Chountis. Rezoluta përshëndet reformat e mundësuara nga marrëveshjes politike të vitit 2011, por kërkohet edhe miratimi i tre kushteve të përcaktuara nga Komisioni.Rezoluta thekson për sfidat e shumta me të cilat përballet Shqipëria veçanërisht në fushën e Shtetit të së Drejtës, si dhe rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Votimi vjen pas debatit në Parlament ku komisioneri për zgjerim në BE, Stefan Fyle tha se vendi ka bërë progres në realizimin e disa reformave, por sipas tij BE do më shumë shumë përpjekje nga Shqipëria."Vendi duhet të vijojë progresin në rrugën e BE-së. Kushtet e nevojshme janë ende aty prandaj duhet që si qeveria dhe opozita që të fokusohen mbi procesin e integrimit europian. Jo të gjithë liderët politikë në Shqipëri vendosën integrimin në krye të axhendës së tyre. Komisioni rekomandoi statusin, por kërkoi përmbushjen e tre kushteve duke nënvizuar se ato janë të qartë në atë që kërkojnë.Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 përbën një element thelbësor për perspektivën e integrimit europian të Shqipërisë - tha komisioneri fyle.Rezolutës i është shtuar edhe një amendament që kërkon rëndësinë e ruajtjes nga vendi të politikës konstruktive në rajon. E kërkuar nga eurodeputetët grek, theksohet se liderët shqiptarë të mos bëjnë mesazhe që provokojnë marëdhëniet fqinjësore.“Jo të gjithë liderët politikë në Shqipëri vendosën integrimin në krye të axhendës së tyre. Komisioni rekomandoi statusin, por kërkoi përmbushjen e tre kushteve duke nënvizuar se ato janë të qartë në atë që kërkojnë"- tha Fyle.Ndërsa sipas Eduard Kukan një test për Shqiperinë janë edhe zgjedhjet e ardhshme. Eurodeputetët i bëjnë thirrje të gjitha forcave politike të zhvillojnë fushatë dhe zgjedhje të lira e të ndershme dhe të punojnë së bashku për të përmirësuar klimën politike në vend.Por në PE nuk u lanë pa u diskutuar as deklaratat nacionaliste. Eurodeputeti Nikolaos Chountis vuri theksin tek deklaratat e fundit nacionaliste, duke kërkuar shmangien e tyre."Shqipëria të punojë për shtet ligjor, të luftojë korrupsionin. Deklaratat nacionaliste duhen shmangur. Deklaratat e Berishës kërcënojnë klimën e mire. PE të ketë një qëndrim të forte ndaj deklaratave nacionaliste" u shpreh Chountis.