Arvizu: Deklaratat nacionaliste, lojë e rrezikshme

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka kërkuar nga klasa politike në vend  të jetë më e kujdesshme në deklaratat nacionaliste pasi mund të kenë pasoja të dëmshme për stabilitetin në rajon.Duke folur në konferencën e 15-të të Këshillit Atlantik, amabsadori Arvizu theksoi se deklaratat nacionaliste për bashkimin kombëtar janë një lojë e rrezikshme që mund të shkaktojnë trazira dhe destabilitet në rajon."SHBA ka vënë re rritje të pavend në retorikën nacionaliste në vend, veçanërisht në javën e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe më pas.  Kjo kontraston dukshëm me rolin pozitiv që Shqipëria ka luajtur në rajon. Qeveria dhe partitë përfshirë opozitën kanë lëshuar mesazhe të qarta të përgjegjshme duke inkurajuar shqiptarët jashtë të punojnë së bashku. Kohët e fundit aktorë të ndryshëm politikë kanë tentuar të përdorin etnicitetin për qëllime të ndryshme politike. Tensionet etnike nëse zgjodhen janë të pamundura për tu kontrolluar, personat të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike si brenda dhe jashtë Shqipërisë” tha Arvizu.Sipas ambasadori kjo retorikë dëmton vendin ndërsa ka kujtuar edhe mosparaqitjen në festimet e 100-vjetorit të dy vende fqinje si Greqia dhe Maqedonia.“Kjo duket si e vogël, por frenon marrëdhëniet, frenon bashkëpunimin. SHBA i kushton vëmendje kësaj. Thirrja nga AK për referendumin për bashkimin mes Kosovës e Shqipërisë minon përparimin për paqe e stabilitet rajonal. Theksoj se SHBA nuk mbështesin ndryshimin e kufijve në rajon. Çdo përpjekje për ta bërë këtë është destabilizuese.  Përqendrohuni në integrimin, fjala për një Shqipëri të madhe të rreme është shpërqendrim nga problemet e mëdha dhe votuesit nuk duhet të bien pre e kësaj”- tha ai.Ambasadori Arvizu theksoi më tej se zgjedhjet nuk duhet të jenë një justifikim për të dhënë mesazhe të përziera ndërsa ripërsëriti edhe njëherë apelin për  krerët politikë shqiptarë që të ripërtërijnë marrëdhëniet me fqinjët dhe të përcjellin mesazhe të përgjegjshme për të gjithë rajonin.