Tiranë, homazhe për nder të poetit Perikli Jorgoni
Zhvillohen sot në hollin e Teatrit Kombëtar homazhet për nder të poetit dhe përkthyesit të mirënjohur Perikli Jorgoni i cili ndërroi jetë ditën e mërkurë si pasojë e një aksidenti rrugor.Poeti Jorgoni u përplas nga një automjet pranë mbikalimit të Fllakës në autostradën Tiranë-Durrës në momenin ku ishte duke kaluar rrugën.Miq, të afërm, kolegë dhe personalitet të letërsisë dhe të artit do të zhvillojnë homazhe nga ora 09:30-11:00 në Teatrin Kombëtar për nder të poetit të mirënjohur Perikli Jorgoni.Kjo është një humbje e madhe për letërsinë dhe përkthimet, pasi Jorgoni njihej si një nga përkthyesit e mirë dhe me nivel, pasi ka sjellë në gjuhën shqipe një seri veprash dhe autorësh nga më të njohurit e letërsisë botërore.Perikli Jorgoni u lind në Tiranë më 15 gusht 1936. Aty kreu shkollën fillore dhe më pas edhe studimet e larta universitare. Për shumë vite punoi si mësues në shkolla të Tiranës e më pas edhe si gazetar e si përkthyes pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri”. Ai ka qenë një përkthyes i talentuar, poet i disa vëllimeve me poezi si dhe mjaft përkthime.Vitet e fundit ai u bë nismëtar i botimit të revistës letrare në Durrës “Up Date D”. Aksidenti i përkthyesit Perikli Jorgoni është i dyti për këtë vit për njerëzit e shquar të artit e kulturës, pas aksidentit tragjik të koreografit Agron Aliaj.