Elbasan, aksidenton për vdekje kushëririn, arrestohet 43-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 51-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengel ku 43-vjeçari Xhevdet Shabani ka përplasur me furgonin e tij me targa EL 6416 B kushëririn e tij Osman Shabani i cili po kalonte në anën tjetër të rrugës.Menjëherë 51-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit por edhe pas ndërhyrjeve të mjekëve ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e furgonit Xhevdet Shabani ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.