Nuk ka datë për Maqedoninë, KiE sugjeron raport fqinjësie deri në pranverë
Maqedonia as këtë vit nuk do të marrë datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Me këtë dështoi formula e KE-së që Maqedonia të zhvillojë negociatat e aderimit paralelisht me ato për zgjidhjen e çështjes së emrit.Por shtetet e BE-së po zhvillojnë debatin rreth kornizës që ka sugjeruar këshilli, për negociatat e Maqedonisë, të hapen bazuar në raport e ri të KE-së, që do të përgatitet deri në pranverën e vitit 2013, dhe që do të parashikojë, përmbushjen e reformave, dhe obligimeve për fqinjësinë e mirë dhe zgjidhjen e çështjes së emrit. Edhe pse reagimet më të ashpra priteshin sot nga Greqia, ishte Bullgaria ajo që e paralajmëroi e para dështimin e Maqedonisë në këtë samit.Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Nikollaj Mlladenov tha se vendi i tij do të mbështesë Maqedoninë por pasi ajo të ketë ndryshuar retorikën anti-bullgare, të respektojë frymën e fqinjësisë së mirë, përfshirë marrëveshjen e vitit 1999.“Për Bullgarinë është e rëndësishme ajo që e theksonim edhe në muajt e kaluar, pra të kemi rezultate në fushën e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore dhe ndalim të fushatës anti-bullgare. Kjo, në asnjë mënyrë nuk e ndihmon zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe nuk është në frymën e vlerave evropiane. Askush nuk do që Maqedonia të kthehet prapa në zhvillimin e saj, përkundrazi të gjithë duam që shteti të lëviz përpara. Por kjo nënkupton përmbushjen strikte të kritereve dhe obligimeve”, tha Nikollaj Mlladenov, Ministër i Jashtëm.Çështja e Maqedonisë mbetet të shqyrtohet gjatë Presidencës irlandeze, e cila nga 1 janari do të kryesojë me Unionin.