Juve bëj kujdes... Monako po mendon për Conten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2014, 14:42
Me vendin e dytë në "Ligue 1" nuk është aspak i ngushëlluar manjati rus i francezëve të Monako , i cili kthehet për të reflektuar.Ai është në kërkim të një trajneri të madh për të zvëndesuar Ranierin, por ky vendim kundërshtohet nga tifozët .Kandidati kryesor për stolin e Monakos sipas presidentit është Zinedine Zidane , por dhe Carlo Ancelotti.Së fundmi ka dalë në skenë dhe emri i trajnerit të Juventus Antonio Conte.Për të arritur tek Conte, Monako duhet të shpenzojë jo pak. Por drejtuesit e ekipit francez janë të gatshëm të paguajnë, pasi Conte është në listën e të preferuarëve.