Spanjë / "Copa del Ray" mungon Ronaldo, madrilenët syte tek Bale

Sonte Gareth Bale ( 24 vjeç) ka për luajtur sot ndeshjen më të madhe të karrierës së tij deri më tani ."Los Blancos" presin shumë sot në mbrëmje nga Bale kjo dhe për faktin se në këtë ndeshje do të mungoje C.Ronaldo.Trajneri Ançeloti i ka besuar Uellsianit rolin e liderit në ndeshjen e sotme kundër Barcelonës  dhe Bale do të përpiqet qe të mos zhgënjejë.Pikërisht 227 ditë pas mbërritjes së tij në Spanjë, Bale do të jetojë natën e tij të parë më të madhe në Madrid.