Republika Domenikane njeh pavarësinë e Kosovës
Republika Domenikane njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj cili ka konfirmuar notën verbale të njohjes zyrtare të Kosovës nga Republika Domenikane.Autoritetet e Domenikane, gjithashtu I kanë dërguar edhe një letër presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ku konfirmohet vendimi zyrtar i këtij shteti për njohjen formale të pavarësisë së Kosovë.Gjithashtu në letër vlerësohet se që nga shpallja e pavarësisë së saj, Kosova ka demonstruar përkushtim për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar, sidomos me Kombet e Bashkuara, për zgjidhjen e konflikteve me fqinjët e saj.“Me këtë ne jemi të gëzuar të ju informojmë se pranojmë kërkesën tuaj për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike meRepublikën Domenikane”, thuhet në letër, ku theksohet se ky shtet planifikon të hap përfaqësi në Kosovë.Ndërkohë, disa ditë më parë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli kishte paralajmëruar njohjen nga ky shtet.Republika Domenikane është një shtet ishullor në detin e Karaibeve, me një sipërfaqe prej 750 kilometrash katrorë dhe me popullsi mbi 73 mijë banorë.Republika Domenikane ka kryeqytet Roseaun dhe është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1978.