Serbia e Kosova së shpejti pa ndërmjetësues në bisedime
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se Serbia dhe Kosova së shpejti do të fillojnë të komunikojnë direkt, pa ndërmjetësues për të zgjidhur problemet e tyre.“Të dy kryeministrat ishin të gatshëm për të ndryshuar këtë ‘status quo’ e cila është negative për Kosovën dhe Serbinë dhe përfundimisht jo e mirë për njerëzit sidomos ata që jetojnë në veri. Kështu që të dy liderët e kapën momentin dhe treguan pak lidership. Dhe tani kur flasim për raundin tretë të takimit ne po shohim disa rezultate”, ka thënë Zhbogar.Sipas tij, përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme, Cathrine Ashton ka deklaruar se do të vazhdoj të japë ndihmën e saj në bisedimet e dy qeverive ndërsa ka shtuar se dialogu teknik po jep rezultate.