Maqedoni, opozita kërkon tërheqjen e ligjit të lustracionit

Partia më e madhe opozitare LSDM ka kërkuar tërheqjen e Ligjit të lustrimit në Maqedoni.Kërkesa e opozitës maqedonase ka ardhur pas kritikave nga Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës, i cili përmes një rekomandimi ka shprehur kritika mbi ligjin aktual dhe qasjen e procesit, i cili është vlerësuar selektiv dhe mjet i pushtetit për pastrim të hesapeve me kundërshtarët politik.“Të gjitha të pohimet tona i vërtetoi edhe Komisioni i Venecias i këshillit të Evropës në mendimin e dhënë me kërkesë të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë. Mendimi është edhe një dëshmi relevante për sundimin katastrofal të VMRO-DPMNE-së, për dëshirën e tyre të hapur për demonstrimin e dhunës dhe qërim hesapesh politike me të gjithë ata që mendojnë ndryshe. Mendimi i Komisionit të Venecias e zhveshi tentimin katastrofal të VMRO-DPMNE-së, që ta shndërrojnë komisionin për lustrim në një aparat për revanshizëm, në shkatërrim të gjithçkaje dhe gjithsecilin që do të kundërshtoj regjimin e tyre. LSDM-ja kërkon që VMRO-DPMNE dhe BDI me procedurë të shpejtë të tërheqin ligjin për lustrim, në po atë formë siç edhe e miratuan”, ka theksuar deputetja e LSDM-së, Ana Pallovska- Daneva.