Barcelona kërkon Jurgen Klopp për sezonin e ardhshëm
Rezultatet tejet zhgënjyese që skuadra blaugrana ka arritur javët e fundit duke futur këtu edhe eliminimin nga Liga e Kampionëve duket se i kanë bindur drejtuesit katalanas të ndërrojnë përgjegjësin teknik të skuadrës.Argjentinasi Tata Martino me shumë mundësi do ti thotë lamtumirë stolit të Barcelonës në një sezon ku skuadra e tij ishte vite dritë larg asaj skuadre që dy vite më parë pushtoi botën.Shumë përgjegjësi shkojnë për teknikun i cili në shumë raste nuk bindi me zgjedhjet e tij, shembull i qartë ishte taktika e përdorur përballë Atleticos së Madridit, kishte shumë vite që nuk i shihnim lojtarët e Barces të kërkonin në cdo aksion topin e gjatë.Duket kjo të ketë qenë edhe arsyeja më e fundit që i bindi drejtuesit e klubit se duhej ndryshuar dicka, duke filluar nga stoli.Është mësuar nga mediat iberike edhe emri i atij që mund të zërë shumë shpejt vendin e Martinos. Ai është trajneri aktual i Borusias së Dortmundit Jurgen Klopp. Tranjeri i verdhe e zinjve është një personazh i vecantë, një drejtues i vertetë, një lider dhe këto janë cilësitë që më shumë i duhen Barcelonës në këto momente.Klopp më parë kish shprehur pa kënaqësi për mënyrën e lojës së katalanase, tiki taka e famshme nuk e tërhiqte shumë gjermanin, ndoshta do ti duhet të ndryshojë mëndje sepse drejtuesit e blaugranave nuk e kanë ndërmend ti përshtaten një tjetër mënyre loje. Gjithsesi kur të thërret Barcelona nuk është aspak e lehtë ta refuzosh.