Juventusi në kërkim të fitores në përballjen e sotme me Udinesen
Skuadra e Antonio Contes do të zbresë sot në fushë përballë Udineses për të kërkuar 3 pikët dhe për ta dërguar sërish diferencën me Romë në + 8.Me shumë mundësi trajneri italian nuk do ta aktivizojë Carlos Tevez pëe ti dhënë argjentinasit mundësi të rikuperohet sa më mirë, vendin e tij mund ta zërë Giovinco ndërsa i sigurt në sulm ëshët spanjolli Llorente." Jemi vetëm kundra të gjithëve" deklaroi tekniku juventin në konferencën e prag ndeshjes.Skuadrës torineze i duhet më shumë së kurrë fitorja në Friuli për të mbajtur në distance sigurie Romën duke hipotekuar në njëjtën kohë titullin e 3-të radhazi.Udinese mund të jetë pengesa e fundit për djemtë e Contes kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi.Përvec problemeve fizike te Tevez jo në formën e duhur fizike duket edhe Arturo Vidal i cili mund të lihet gjithashtu pushim nga trajneri. Në mborjte është Bonucci i cili ka shfaqur probleme dhe tekniku italian nuk kërkon ta rrezikojë, me shumë mundësi në vendin e tij do të luajë Ogbonna.Skuadra bardh e zi ka 4 vite pa humbur në Udine, ky mund të shërbejë si një ogur i mirë për juventinët, të cilët do të kërkojnë të mbyllin sa më shpejt llogaritë me kampionatin për tu përqëndruar plotësisht tek gjysme-finalja e Europa League ku do të përballen më portugezët e Benficës.