Moto 3: Jack Miller bën dopietë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2014, 20:04
Australiani i KTM, Jack Miler pas fitores ne garën e "Qatar" ka arritur të triumfojë edhe në garën e "Austin të Texas" që u zhvillua sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Miller la pas shokun e tij të skuadrës tek KTM, italianin Romano Fenati.Në vendet 3 dhe 4 u renditën dy pilotët e Honda Efren Vasquez dhe Alex Rins.Vëllai i kampionit të botës në fuqi Marc Marquez ka pësuar një aksident duke dalë jashtë garë.Një tjetër zhgënjim ky për Alex i cili ishte dhe në pretendentët për të fituar garën.Renditja e përgjithshme kryesohet nga Jack Miller me pikë të plota plot 50 pas 2 garave të zhvilluara.