Superliga Shqiptare/ Skënderbeu "për faqe të zezë"rrezikon seriozisht titullin

Skënderbeu vazhdon serinë e humbjeve pikërisht në momentin më deçiziv të këtij kampionati.Korçarët janë ndalur përsëri sot nga Flamurtari në javën ë 28 të Superligës Shqiptare.Ndeshja ka nisur me miqtë përpara të cilët luajnë më mirë se kundërshtari.Rastet nuk mungojnë por sulmuesit koçarë nuk janë në një ditë të mirë. Nga ana tjetër është Flamurtari përpiqet të reagojë duke dalë fuqishëm ne kundërsulm.Pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura për të nisur e dyta e cila do të jetë edhe më tërheqëse. Duhej të vinte minuta e 60 që sulmuesi vlonjat të kalonte ekipin e tij në avantazh duke ndezur atmosferën në staiumin e Flamurtarit.Ky gol duket sikur ka shokuar totalisht korçarët të cilët e kanë të pamundur te reagojnë. 1-0 mbyllet gjithçka dhe Flamurtari e sheh veten jashtë "zonës së ftohtë". Skënderbeu fillon të ndjejë "ethet" e humbjes së titullit pasi tani Kukësi është vetëm 5 pikë larg.