Arsenali dhe Hull City kalojnë në finalen e FA Cup
Skuadra e Arsene Wenger pasi i humbur shpresat për një triumf në Premier Ligë ka mundësinë që mos ta mbyllë sezonin pa trofe. Më 17 Maj në Wembley topcinjtë do të kenë përballë skuadrën e Hull CitySkuadra e Arsenalit mposhti në gjysmë-finale Wigan Athletic pas goditjes së 11 m.Në minutën e 63 ishte Gomez i cili me anë të një penalltie kaloi në avantazh Wiganin, barazimi për skuadrën e Wenger do të vinte vetëm në minutën e 82-të me anë të gjermanin Mertesacker i cili me kokë e dërgoi topin pas krahëve të portierit Carson. Shtesa nuk solli asnjë ndryshim dhe pas goditjes së 11 metërshave ishte Arsenali i cili fitoi të drejtën për të luajtur në finalen në Wembley.Vendimtar për djemtë e Wenger ishte portieri Lukasz Fabianksi i cili ju kundërpërgjigj goditjeve të Caldwell dhe Collison duke i dhuruar skuadrës së tij kualifikimin.Lumë golash dhe emocionesh në sfidën tjetër gjysmë-finale mes Hull City-t dhe skuadrës së divizionit të 3-të Sheffild United. Në minutën e 19-të Baxter kalon në avantazh Sheffildin, në fund të pjesës së parë vijnë dhe dy gola të tjerë, Sabgo barazon për Hull City-n , por Scougall kalon sërish në avantazh skuadrën e Clough.Në pjesën e dytë vetëm 18 minuta i mjaftuan Hull City-t për të shënuar 3 gola. Në fillim me Fryatt, pastaj me Huddleston e në fund Quinn që me kokë e dërgon topiin në rrjetën e Mark Howard. Rezultati është në kasafortë duke bërë që golat në e Murphy-t për Sheffildin dhe Meyerit për Hull City te shërbejnë thjesht për statistikë.Finalja e FA Cup do të luhet në stadiumit e Wembley-t më 17 Maj.