Marc Marquez triumfon në Cmimin e Madh të Amerikës

Dominim absolut i Marc Marquez në çmimin e madh të Amerikës. Kampioni i botës në fuqi e nisi garën nga vedni i parë dhe nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, pas tij u rendit shoku i skuadrës Dani Pedrosa me Honda i cili për asnjë moment nuk e vuri në vështirësi 21-vjecarin spanjoll, i treti u rendit Andrea Dovizioso me Ducati i cili në fund fitoi betejën me gjermanin Stephan Bradl.Paraqitje aspak të mirë ofruan dy Yamahat, me Rossin i cili e mbylli i 8-ti e Lorenzon dy pozicione më poshtë.Jorge Lorenzo e hapi gazën më parë se të tjerët në start dhe kjo e kushtëzoi gjithë garën e spanjolli, pasi komisarët e pistës e ndëshkuan më një kalim në bokse që e bëri pilotin e Yamahës të humbte sekonda mjaft të vlefshme.Marquez merr kontrollin e garës dhe shkëputet menjëherë, ndërsa i vetmi qe dhuron emocione në fillim është Valentino Rossi i cili nga vendi i 9-të dhuron spektakël duke u afruar deri tek vendi i 4-ët shumë pranë Bradl që ruante vendin e 3-të. Në atë moment filluan dhe problemet për doktorin, goma e parë e Yamahës së tij filloj të konsumohej shume më shpejt se duhet dhe kjo e detyroi italianin të ulte ndjeshëm shpejtësinë duke lëshuar disa pozicione.Emocionet e vetme në fund i dhuron dueli mes Doviciozos dhe gjermanit Bradl të cilët duelojnë për një vend në podium, në mbyllje ishte italiani i Ducatit i cili e preu vijën e finishit në vendin e 3-të. Hera e parë që Doviciozo ngjitet në podium me markën italiane të Ducatit.Fitorja e dytë në dy gara për kampionin në fuqi të botës Marc Marquez, i cili vazhdon të garojë në nivele stratosferike për një 21 vjecar.Mbërritjet në Finish.1. Marc Marquez (Spain) Honda 43'33.4302. Dani Pedrosa (Spain) Honda 43'37.5543. Andrea Dovizioso (Italy) Ducati 43'54.4064. Stefan Bradl (Germany) Honda 43'56.2205. Bradley Smith (Britain) Yahama 43'56.3936. Pol Espargaro (Spain) Yamaha 43'59.9977. Andrea Iannone (Italy) Ducati 44'01.6878. Valentino Rossi (Italy) Yamaha 44'18.9499. Aleix Espargaro (Spain) Yamaha 44'21.03510. Jorge Lorenzo (Spain) Yamaha 44'22.54111. Nicky Hayden (USA) Honda 44'34.16512. Hiroshi Aoyama (Japan) Honda 44'37.38413. Yonny Hernandez (Colombia) Ducati 44'40.76314. Karel Abraham (Czech Republic) Honda 45'01.40215. Hector Barbera (Spain) Avintia 45'05.80616. Michael Laverty (Britain) PBM 45'05.97317. Danilo Petrucci (Italy) ART 45'12.60618. Mike Di Meglio (France) Avintia 45'25.392Xhiro pa përfunduar.Scott Redding (Britain) Honda 40'28.681 2 xhiroColin Edwards (USA) Yamaha 36'17.593 4 xhiroCal Crutchlow (Britain) Ducati 26'02.114 9 xhiroAlvaro Bautista (Spain) Honda 18'47.805 12 xhiroBroc Parkes (Australia) PBM 17'29.053 13 xhiro