Presidenti i Partizanit, Gaz Demi takim me ekipin, optimist për Europën
Presidenti i Partizanit Gaz Demi ka takuar sot në mesditë skuadrën në përfundim të seancës stërvitore.Në mbledhjen që është zhvilluar me lojtarët dhe stafin drejtues është analizuar në frymë konstruktive paraqitja e fundit ndaj Teutës, përballje në të cilën ekipi ndërpreu serinë e rezultateve pozitive pas nëntë javësh.Pavarësisht rezultatit në Durrës Presidenti është shprehur se objektivi primar pjesmarrja në kupat e Europës është plotësisht i arritshëm, duke përforcuar bindjen se ky grup i ka të gjitha mundësitë për të marrë maksimumin e pikëve në 5 ndeshjet e mbetura.Kreu i Klubit i ka pohuar skuadrës të lërë pas rezultatin ndaj Teutës dhe të përgatitet qetësisht për takimin e radhës ndaj Kukësit , duke konfirmuar mbështetjen maksimale të tij.Po në këtë takim presidenti Demi i ka kërkuar Mentor Mazrekajt të jetë me i përgjejshëm dhe të zbatojë me përpikmëri rregullat dhe disiplinën e klubit. Në të kundërt drejtuesit do të rishikojnë vijmësine e marrdhënieve të tij me Klubin. Zyra per shtyp e Partizanit