Hyrja falas...Presidenti Takaj, fton korçarët në stadium
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2014, 15:52
Momenti i keq për Skënderbeun i cili në 4 ndeshjet e fundit shënon 4 humbje, ka zemëruar disi tifozat e flaktë korçarë të cilët pritet që të mos jenë të shumtë në shkallët e stadiumit për ndeshjet e mbetura të kampionatit.Për këtë fakt ka menduar vetë presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj i cili ka vendosur që pjesa e ndeshjeve të mbetura të jetë hyrja falas për çdo sportdashës korçar.Ky veprim mund të ndikojë për mirë pasi mbështetja e tifozave mund të jetë e lartë dhe dhe kjo mbështetje mund të ndihmojë ekipin që të kalojë momentin e keq dhe të rikthehet tek fitoret duke zyrtarizuar sa më shpejt fitimin e titullit kampion