Cila është gjendja aktuale e skuadrave favorite kur dhe pak javë na ndajnë nga starti i botërorit
Edhe 7 javë na ndaj nga starti i evenimentit më të madh të futbollit botëror. Në nje kompeticion të tillë surprizat janë gjithmonë prezente ku shpesh herë parashikimet nuk godasin në shenjë, gjithsesi është evidente që një grup skuadrash janë më afër triumfit se pjesa tjetër.Ta fillojmë me kampionët në fuqi të botës. Rënia e Barcelonës mund të ketë ndikimin e saj edhe tek skuadra kombëtare. Cdo gjë për përfaqësuesen " La Roja " do të varet nga gjëndja fizike e Xavi Hernandez, mesfushori katalanas është ai që drejton lojën e skuadrës së Del Bosques dhe një formë jo e mirë e tij do te krijonte shumë probleme për spanjollët.Alcantara duket se do të rikuperohet deri në botëror por nuk dihet se sa ky demtim do të ndikojë në formën e mesfushorit të Bajernit. Llorente me formën e treguar së fundmi mund të ketë më shumë shanse se Negredo e Fernando Torres.Problemi kryesor i përfaqësueses gjermane janë dëmtimet. Khedira, Gundogan dhe Howedes me shumë mundësi do ta ndjekin botërorin nga shtëpia, ndërkohë që nuk janë akoma në gjendjen e duhur fizike Klose e Mario Gomez. Shpresohet që këta të fundit të rigjejnë sa më shpejt formën fizike pasi kombëtarja gjermane nuk ka akoma sulmues të denjë për ti zëvendësuar.Argjentina ka një sulm yjesh me Messin, Agueron, Di Marian, Palacion, Higuainin dhe Lavezzin ajo që mbetet për tu parë është si tekniku Sabella do të ndërtojë një mbrojtje dhe një mesfushë të fortë kur dihet se alternativat në këto reparte janë të pakta.Italia mund të mbështetet tek aftësitë e trajnerit të saj, Prandelli është një nga teknikët më të mirë në qarkullim dhe megjithëse përfaqësuesja e kaltër nuk para shihet si favorite kryesore, kur turneu fillon të gjithë e dinë se azzurrët nuk duhen nën vlerësuar kurrë, për më shumë pyesni gjermanët.Një tjetër kombëtare favorite është ajo e vendit pritës të këtij evenimenti, Penta campeonët do të kërkojnë titullin e 6-të kampion, problemet kryesore brazilianët i kanë në kuadratin e portës me Julio Cesar që nuk është më një djalë i ri, edhe sulmuesi Fred nuk është në gjendjen e duhur fizike, ndërkohë që ylli i kësaj skuadre Neymar nuk po kalon një moment të mirë forme. Publiku do të jetë arma kryesore e kombëtares "verdeoro" që do të tentojë triumfin pas 12 vitesh, ku ka më mirë se fitimi i kupës së botës në shtëpinë tënde.Në fund Portugalia, luzitanët nuk kanë shumë yje në skuadër por kanë një sa për të gjithë. Nëqoftëse Cristiano Ronaldo luan për skuadrën tënde atëherë mundësitë e suksesit rriten ndjeshëm, këtë gjë e shpresojnë dhe portugezët.Na mbetet të presim edhe disa javë për të parë se cila skuadër do na dhurojë më shumë emocione dhe se kush nga përfaqësueset që do marrin pjesë në Brazil në mes të Korrik do ta shohë veten në majën e botës.