Kriza e futbollit italian, 3 mld Euro borxhe

Kriza që ka mbërthyer futbollin italian nuk ka nevojë për shumë komente pasi çdo gjë duket qartë.Skuadrat çalojnë kur bëhet fjalë për futbollin europian e me stadiumet në shumë raste që ndjejnë mungesë të madhe të tifozerisë për të ndezur atmosferën që ka karakterizuar gjithmonë futbollin në Itali.Shifrat nuk janë aspak premtuese për një të ardhme të afërt më të mirë. Kështu në lidhje me borxhin total të klubeve për sezonin 2012-2013 ka patur një rritje prej 1.9% në raport me sezonin paraardhës, duke kapur shumën e rrumbullakosur prej 3 miliardë Eurosh, ndonëse humbjet kanë pësuar rënie në 202 milionë Euro nga 280 milionë që ishin më parë.Ashtu si shumë tregues që pasqyrojnë këtë gjendje jo shumë të mirë financiare të futbollit italian në ditët e sotme, edhe të ardhurat nga marketingu gjithashtu kanë pësuar rënie.Të gjitha këto të dhëna ndikojnë jo pak dhe flasin qartë për krizën e madhe që ka pushtuar Serinë A