Seria A / Milan triumfon me Catanian dhe vazhdon ecurinë pozitive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2014, 22:50
Milani i Sedorf po funsionon për bukuri.Kjo është fitorja e katërt rradhazi në kampionat duke kaluar përfundimisht krizën që i kishte kapur.Mbrëmjen e sotme Milan arriti të triumfojë në "San Siro" përballë Catanias më rezultatin minimal 1-0.Për të vendosur fatin e këtij takimi ka menduar Montolivo i cili me një goditje të bukur nga jashtë zone ka shënuar golin e vetëm të këtij takimi.Pjesa tjetër e ndeshjes ka kaluar me Milanin në kërkim të golit të dytë por pa rezultat.Catania nga ana tjetër e ka të veshtirë të reagojë.Me fitoren e sotme Milan ngjitet në kuotën e 48 pikëve, vetëm 5 pikë larg vendit të 5-të i cili mbahet nga Inter dhe të çon në "Europa League".