Legjionarët/ Shënon Loret Sadiku në fitoren e Helsinborg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2014, 20:36
Mbrojtësi kosovar Loret Sadiku ka shënuar gol sot në kampionatin suedez ne fitoren që ekipi i tij Helsinborg arriti përballë Hacken.Sadiku hapi serinë e golave për Helsinborg të cilët fituan sot 4-2. Kujtojmë që Loret Sadiku nuk ka bërë ende debutimin e tij me kombëtaren Shqiptare pasi preferioi të luajë në miqësoren e parë që Kosova zhvilloi kundër Haitit. por ka deklaruar se ky debutim do të vijë shumë shpejt.Helsinborg është një nga ekipet më të mira në Suedi dhe mbrojtesi Sadiku është titullar i padiksutuseshëm.