Kuksianët me "laps në dorë" ja si dilet kampion
Ngjarjet e fundit në Superligën Shqiptare ku aktualisht ekipi i Kukësit ndodhet vetëm 5 pikë larg Skënderbeut kanë bërë që në qytetin e Kukësit tifozat së bashku me ekipin kuksian, të marrin nga një fletë në dorë dhe të bëjnë llogaritë se si mund të shpallen kampion në fundin e sezonit.Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga përfundimi i Superligës, Kukësi do të mundohet të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura ndërkohë që do të shpresojë dhe te hapat fals të Skënderbeut.Java e ardhshme do t'i servirë Kukësit si kundërshtar Partizanin, ndeshje e vështirë në kryeqytet por që kuksiatët do të përpiqen ta fitojnë, nga ana tjetër Skënderbeu pret në Korçë Besën.Llogaritë në letër janë që edhe pas kësaj jave Kukësi vazhdon të mbetet 5 pikë larg. Një javë më vonë Skënderbeu udhëton në Durrës për t'u përballur me Teutën, ndërkohë Kukësi pret në shtëpi Laçin, sipas llogarive në lëtër gjatë kësaj jave diferenca do të shkojë në 2 pikë, pasi Skënderbeu mund të humbasë dhe Kukësi të fitojë.Tre ndeshjet e fundit për Kukësin dhe Skënderbeun do të jenë më interesante pasi dy javë para përfundimit shorti i përball në Korçë këto dy ekipe dhe një fitore e Kukësit në Korçë do të mund t'i shpallte ata kampionë pasi do të kalonin në vendin e parë me +1 pikë, ndërkohë që dy javët e fundit Kukësit i ve shorti përpara Bylisin dhe Lushnjën dhe 3 pikët i kanë të garantuara, pavarësisht se fiton apo humb Skënderbeu ata shpallen kampionë.Këto janë shifra ose llogari të thjeshta që bëhen nga çdo tifoz apo njeri në mëndjen e tij pasi fusha e lojës mund të thotë krejtësisht të kundërtën. Të presim si do rrjedhin ngjarjet.