Tenis: Starton Masteri i Monte-Carlo

Ky ështe një nga 9 turnetë Master të sezonit por jo vetëm.Gjithmonë turneu i "Monte-Carlo" është konsideruar si një turne luksi.Këtë vit do marrin pjesë emrat me të njohur të tenisit botëror duke filluar nga fituesi i 2013-ës dhe njëkohesisht numri 1 i botës Novak Djokovic.Gjithashtu ka konfirmuar prezencën e tij dhe numeri 2 i botës Rafael Nadal i cili u ndal vjet vetëm në finale ndaj tenistit serb. Ndër favoritet e turneut përmendim dhe Stanislas Wawrinka, Roger Federer, Tomas Berdych dhe David Ferrer.Përsa i përket mungesave të konfirmuara ato jane vetëm 2: Francezi Richard Gasquet dhe gjermani Tommy Haas, të dy të dëmtuar.