Superliga Shqiptare/ Teuta likuidon Partizanin, në Durrës mbyllet 3-1
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2014, 19:42
Ndeshja e zhvilluar sot ne "Niko Dovana" të Durrësit, ajo mes Teutës dhe Partizanit ka përfunduar 3-1 në favor të vendasve.Teuta me këtë rezultat futet fuqishëm në garë për një vend në Kupat e Europës.Golin e Memellit për Partizanin e kanë zhvlerësuar golat e Bathës , Nikës, dhe Dostit për Teutën.Një ndeshje e bukur kryesisht nga Teuta e cila në fund u shpërblye dhe me fitore.Durrsakët aktualisht mbajnë vendin e katërt në rënditje me 42 pike, 2 më pak se Partizani i vendit të 3-të."Lufta" për një pjesëmarrje në Kupat e Europës është ende e hapur dhe dë dyja këto ekipe do të përpiqen deri në javën e fundit.Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 28 të Superligës Shqiptare.