La Liga/ Atletiko Madrid mund Getafen dhe ngjitet e vetme në krye

Atletiko e Madritit ka arritur sot një tjetër fitore duke u konfirmuar si ekipi i momentit jo vetëm në Spanjë por edhe ne Europë.Të besuarit e Simeones kanë aritur të triumfojnë pastër 0-2 në fushën e vështirë të Getafes. Golat e Godin dhe Deigo Costës i dhurojnë Arletikos vendin e parë në La liga duke kryesuar me 82 pikë, 3 me shumë se Reali dhe 4 më shumë se Barcelona.Lajmi i keq për Atletkon ështe se në fundin e takimit të sotëm u dëmtua sulmuesi kryesor Diego Costa dhe rrezikon ta mbyllë përpara kohe sezonin.Mungesa e Costas do të ndjehet shumë si në kampionat ashtu dhe në Chempions League ndaj Chelsea.