Jahmir Hyka, gol me vlerë 3 pikë për Luzernin

Jahmir Hyka është kthyer të shënojë dhe shkëlqej në futbollin zvicerian. Në derbin shqiptar, përballë St. Gallen të Ermir Lenjanit, mesfushori shtatshkurtër i kombëtares shqiptare ka rezultuar deciziv për Luzernën e tij.Ish mesfushori Tiranës, Panonios dhe Maincit ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 74-të, duke i dhënë fitoren dhe tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij. Luzerna tashmë parakalon St Gallen në renditje dhe poziciohen në vendin e 5 të klasifikimit, me St Gallen që zbret një pozicion më poshtë.I plotë në këtë ndeshje është aktivizuar edhe mbrojtësi majtë i Shqipëris, Ermir Lenjani, që po zhvillon një sezon shumë pozitiv. Hyka është zëvëndësuar në minutën e 85-të duke i lënë vendit Hekuran Kryeziut, një tjetër shqiptar në rradhët e Luzern. Haxhi Neziraj ka qënë në stolin e reservave por nuk është preferuar asnjë minutë nga trajneri.Hyka vazhdon të dhurojë paraqitje pozitive dhe gola në Superligën zviceriane, duke dashur të bindë trajnerin De Biasi në prag të eliminatoreve të ardhshme ku do të kërkojë një vend në formacion dhe konfirmimin në skuadrën kuqezi.