Bologna - Parma, Ndeshja e parë e të dielës mbyllet në barazim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2014, 14:56
Bologna nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv mesditën e sotme përballe Parmës në javën e 33 të Seria A."Kuqeblutë" ndodhen në një pozicion jo të përshatshëm në tabelën e klasifikimit dhe barazimi i sotëm ia komlikon më shumë gjerat.Edhe pse kaloi e para në avantazh, Bologna nuk arriti të administronte rezultatin.Në minutën e 44 Cherubin kalon vendasit në avantazh, por në pjesën e dytë Parma do të paraqitej me një tjetër fytyrë duke barazuar rezultatin me Paladino.Minutat e mbetura nuk i shërbyen asnjerit nga ekipet dhe kështu ata ndajnë nga një pikë. Rezultat, ky që i shkon më shumë për shtat Parmes e cila është në lojë për një vend në "Europa League".Nga ana tjetër Bologna rrezikon qëndrimin në elitën e futbollit italian.