Zgjedhjet presidenciale, Maqedonia në heshtje zgjedhore
Maqedonia prej mesnatës së të premtes është futur në heshtje zgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 13 prillit në Maqedoni.Nesër qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.Qytetarët e Maqedonisë, të cilët punojnë apo qëndrojnë jashtë vendit, ndërsa janë paraqitur për votim, si dhe personat e zhvendosur brenda vendit, të burgosurit, të sëmurët, të pamundurit, ushtarët dhe ata në që gjenden në burg shtëpiak do të votojnësot, një ditë para zgjedhjeve.Për herë të parë këtë vit në zgjedhjet presidenciale do të ketë mundësi të votojë edhe diaspora.Qytetarët votën e tyre mund ta japin për katër kandidatët , Gjorge Ivanov kandidat i VMRO-DPMNE dhe koalicionit, Iljaz Halimi kandidat i PDSH-së, Stevo Pendarovski kandidat i LSDM-së dhe koalicionit dhe Zoran Poposki kandidat i GROM-it dhe koalicionit.Të drejtë vote, sipas Listës së vetme Zgjedhore, në zgjedhjet e pesta presidenciale të dielën kanë një milion e 779 mijë e 572 zgjedhës. Në certifikatat e posaçme të votuesve të cilët gjenden në listat e votimit janë regjistruar një milion e 707 mijë e 228 votues.Numri i përgjithshëm i votuesve të cilët gjenden për punë dhe qëndrim të përkohshëm jashtë vendit është 70.305, ndërsa prej tyre të drejtë vote kanë 8.332, të cilët janë paraqitur për votim. Në NJZ 7 (Evropa dhe Afrika) janë paraqitur për votim 5.892 shtetas të Maqedonisë, në NJZ 8 (Amerika Veriore dhe Jugore) - 1.426 dhe NJZ 9 (Australia dhe Azija) - 1.014. Të mërkurën në KSHZ votuan edhe 294 anëtarë të këshillave zgjedhore të cilët do t'i zbatojnë zgjedhjet në diasporë.Votimi të dielën do të fillojë në orën 7:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00, do të zbatohet në 3.480 vendvotime në Maqedoni dhe 34 në diasporë. Këtë vit numri i vendvotimeve në vend është rritur për 504 duke marrë parasysh ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas të cilit në një vendvotim nuk mund të ketë më shumë se 1.000 votues.Zgjedhjet presidenciale do t'i ndjekin 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 vëzhgues të huaj.