Tjetër kosovar bie në frontin e luftës në Siri

Valon Musliu, rreth 22 vjeç, nga fshati Tushillë i Skenderajt, është shqiptari i radhës i vrarë në luftën e Sirisë.Burime nga fshati kanë treguar se Valoni i takon një familje të varfër të fshatit dhe se kohet e fundit ai dhe vëllezërit e tij janë vërejtur të bartin mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtër, transmeton Koha.net.Sipas burimeve, Valoni në luftën e Sirisë kishte shkuar bashkë me një vëlla tjetër, i cili ende gjendet atje.Familja tashmë ka hapur dyert e mortit për djalin e tyre edhe pse kufoma nuk është sjellë ende, pasi siç është thënë, është varrosur në Siri.