Prishtinë, studentët thërrasin Thaçin "hajn e mashtrues", arrestohen
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, është përballur me një situatë jo të këndshme në momentin kur ka vizituar mensën e studentëve, informojnë sot mediat kosovare. Në një takim me të rinjtë, një grup studentësh i janë vërsulur atij duke e quajti ‘hajn dhe mashtrues.Menjëherë ka reaguar policia, duke arrestuar 5 studentë.Të rinjtë i takojnë Organizatës së Studentëve “Studim Kritikë Veprim”. Por tjetër version jep policia e Kosovës, e cila në komunikatën e saj zyrtare për ngjarjen në fjalë, mohon arrestimin e 5 stundentëve.“Sot rreth orës 11:30 për vizitë në Qendrën e Studentëve ka qëndruar Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi i përcjellë nga stafi i tij, i cili gjatë vizitës është pritur në takim nga drejtori i Qendrës së Studentëve z.Fatmir Sfishta. Pas përfundimit të takimit dhe pas drekës me studentët në mensën e Studentëve, kryeministri ka mbajtur një konference për media, ku gjatë realizimit të konferencës 4-5 student kanë ndërhyrë dhe e kanë fyer kryeministrin, me qëllim të pengimit të mbajtjes së konferencës. Për të mos u penguar realizimi i konferencës si dhe për shkaqe sigurie personat në fjalë janë larguar menjëherë nga sigurimi dhe gjithçka ka përfunduar pa ndonjë ekses”, thuhet në reagimin e policisë.Sipas policisë nuk ka ndodhur arrestimi i asnjë personi apo studenti nga zyrtarët policor.