Greqi, shpërthen një autobombë në qendër të Athinës FOTO,VIDEO

Një autobombë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në qendër të Athinës.Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Amerikis” të kryeqytetit grek ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale, duke u dëmtuar disa ndërtesa dhe një zyrë e Trojkës.Kanë qenë dy telefonata anonime në redaksitë e dy gazetave të cilat njoftuan se një makinë me 75 kilogramë eksploziv do të shpërthente në qendër të Athinës.Menjëherë zona u izolua nga forcat e policisë, ndërsa u gjet një makinë e markës Nissan Sunny që sipas të gjitha gjasave ishte e vjedhur.Policia largoi në kohë njerëzit që gjendeshin në zonë, kryesisht punojës të policive private, dhe bllokuan qarkullimin në një rreze të gjerë për të mos patur viktima.Në orën 05:55 ndodhi shpërthimi i telekomanduar që u dëgjua në thuajse gjithë Athinën dhe makina u shkatërrua krejtësisht.Në vendngjarje ndodhen forca të shërbimit antiterror dhe të kriminalistikës dhe po kryejnë hetimet dhe ekzaminimet përkatëse.