Gjykatë Ndërkombëtare e Drejtësisë në Kosovë, Cliff: Nëse s'ka gjë për të fshehur, mos u frikësoni
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, tha se ajo që Bashkimi Evropian po kërkon sa i përket Gjykatës për krime lufte në Kosovë, është krijimi i një Gjykate Speciale të Kosovës, me ligje të Kosovës dhe me gjyqtar dhe prokuror ndërkombëtarë me emblemë të EULEX-it.Në një intervistë për RTK ai tha se në rast se Kosova refuzon një Gjykatë të tillë atëherë ajo po refuzon standardet e Bashkimit Evropian."Nëse nuk ka raste, nëse nuk ka asgjë për tu fshehur atëherë nuk ka asgjë për tu frikësuar nga ky Tribunal”,tha Cliff.Ambasadori anglez, Jan Klif, tha që ajo që demonstrohet, është që pohimet e Dik Marti duhet të merren seriozisht dhe thellësisht.“Në kuptimin që të jenë të besueshme ndërkombëtarisht sidomos për vendet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe për këtë na duhet kjo gjë, gjykata, me një pjesë në Kosovë dhe pjesa tjetër dikund tjetër, ka mundësi të jetë në Holandë. Nëse nuk e marrim këtë drejtim, çështja do të ngritët nga Rusia apo dikush tjetër në Këshillin e Sigurimit dhe pastaj do të detyrohemi drejt një situate, ku do të ketë një Tribunal të OKB-ës dhe kosovarët nuk do të kenë edhe aq shumë ndikim aty”, tha Cliff.Sipas tij, me gjithë atë ka zëra që kjo gjykatë do të dëmtoi imazhin e Kosovës,“Në anën tjetër kemi deklarata që nëse nuk lejohet kjo gjykatë, nëse nuk pajtohemi me këtë gjykatë, do ta dëmtoi Kosovën edhe më shumë se sa do ta dëmtonte pa u hapur ajo gjykatë, pra në një kuptim Kosova do të jetë e dëmtuar në të dyja drejtimet dhe unë nuk e besoj këtë", tha Ambasadori anglez.