Rexhep Selimi në “Tonight Ilva Tare”: Jo Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë në Kosovë VIDEO

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Rexhep Selimi, e ka cilësuar krijimin e një tribunali për hetimin e krimeve të pretenduara të UÇK si "totalisht të padrejtë dhe të pabazuar".Cështja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që ka krijuar një debat të madh në Kosovë, është diskutuar mbrëmë në emisionin "Tonight" Ilva Tare në tv Ora News.Rexhep Selimi një nga themeluesit e UCK, sot deputet i Vetëvendosjes, e konsideron të padrejtë ngritjen e nje gjykate të tillë e cila ka si qëllim demtimin e imazhit të shqiptarëve dhe të luftës clirimtare. Ai tha se politika mbarë shqiptare duhet ta kundershtojë me force këtë ide absurde.Nëpërmjet këtij veprimi sipas tij synohet vetëm që të dëmtohet imazhi i shqiptarëve.Ndërsa eksperti i së drejtës ndërkombëtare Ilir Kulla, e konsideron si "të paprecedentë" ngritjen e një Tribunali dhe hedh idenë e mbajtjes së një referendumi.Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë ka deklaruar prerë se është e gatshme ta kundërshtojë ngritjen e Tribunalit në rast se ajo do kalojë në parlamentin kosovar.